Nazarko: Maxhoranca të ketë një qasje pajtuese, në vend të përjashtimit nga seancat

Shqipëria

Nazarko: Maxhoranca të ketë një qasje pajtuese, në vend të përjashtimit nga seancat

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 20:01
Analisti Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko thotë se është për të ardhur keq që deputetë të caktuar, për hir të përshirjes në listë nga Sali Berisha, ofrojnë një imazh të shëmtuar në opinionin publik. Në intervistën për ABC News, analisti tha se maxhoranca duhet të ketë një qasje më pajtuese ndaj tyre dhe jo duke i përjashtuar.

“Është për keqardhje transformimi i imazhit të shumë deputetëve, që në emër të përfshirjes në listë, është e qartë që zoti Berisha në mënyrë ekskluzive e formulon këtë listë, po i ofrojnë imazhit të tyre publik lloj lloj karikaturash dhe shndërrimesh, ish prokuror apo ish kritik letrar që improvizohen në tepistë, njerëz që përplasen me policinë për të prodhuar incidentin apo lajmin. Kjo është pamje e shëmtuar, e turpshme. Thënë këtë, e kuptoj që për shkak të pabarazisë në numra që ka grupi i opozitës me shumicës apo për shkak se kryetari është në arrest shtëpiak krijohet një lloj frustimi që është legjitim, apo për shkak të humbjeve të vazhdueshme elektorale në terren por mendoj që shumicën ndoshta duhet të bëjë gjeste gjerësie dhe masa disiplinore për t’u ndaluar hyrjen sipas rregullores në 60 ditë apo 40 ditë, mund të rishikohet me sens pajtues, ulës apo relaksues të tensionit apo marrëdhënieve ndërpartiake në Kuvend.”, tha Nazarko.

Duke u ndalur te akuzat ndaj policisë se është drejtuar arma gjatë tensioneve të sotme para Kuvendit, ai tha:

“Thashë që opozita synon të ndërkombëtarizojë lajmet e këtij reagimi policor. Ne e dimë që para se e vërteta të veshë pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës. Do të thotë që në këtë rrëmujën apo tërësinë e lajmeve nga Shqipëria, ka mundësi që të depërtojë një lajm që nuk merr atë korrigjimin që vjen nga ana e policisë. Nuk besoj se policia ka ndonjë interes për të qenë e dhunshme për të shkelur ligjin, në rastin e një proteste, që nuk ka momente që kërcënojnë integritetin fizik të policëve apo insttiucionit. Prapa këtij veprimi të opozitës, përveç kësaj dëshire për provokim incidentesh, është brenda edhe synimi që të uzurpohet parlamenti, dhunim apo cenim të pajisjeve, një pamje që nuk do të sillte asnjë element plus në performancat elektorale të opozitës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat