Përjashtimi i deputetëve të opozitës me 40-60 ditë nga Kuvendi, Shehi: I ekzagjeruar, të hiqet si dënim

Shqipëria

Përjashtimi i deputetëve të opozitës me 40-60 ditë nga Kuvendi, Shehi: I ekzagjeruar, të hiqet si dënim

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 21:29
Ilustrim

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se mazhoranca duhet të heq dënimin prej 40-60 ditësh përjashtim nga Kuvendi për deputetët e opozitës.

Shehi: Nga buron kjo situatë që jo vetëm që nuk është e këndshme por unë gjykoj se është e dëmshme sidomos për opozitën.

Njëherë sigurisht që buron nga një lloj keqtrajtimi që i bën kjo mazhorancë opozitës.

Këtu në të gjithë këtë protestën përtej ekzagjerimeve ka disa të vërteta.

Kjo e fundit është që u bënë dy javë që u dogjën ato karriget e famshme dhe tani ti shkon dënon 25 deputetë që të mos vijnë 40 ditë.

Mirëpo parlamenti shqiptar kaq ka edhe 4-5 muaj.

Unë gjykoj se është një dënim i ekzagjeruar, një sulm që i bëhet opozitës se kto 24-25 deputetë janë gjysma e opozitës.

Në parlamentin e Shqipërisë kanë ndodhur zullume më të mëdha se kaq.

Unë them që atë dënim duhet ta heqin se është i ekzagjerum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat