Shkodra: Negociatat për anëtarësim të gjata, gjithçka do të varet nga Shqipëria

Shqipëria

Shkodra: Negociatat për anëtarësim të gjata, gjithçka do të varet nga Shqipëria

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 23:00
Magbule Shkodra

Politologia, Magbule Shkodra, e ka cilësuar arritje shumë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Megjithatë sipas Shkodrës negociatat janë të gjata dhe tani e tutje do të varet nga Shqipëria nëse do të arrijë t’i përmbush obligimet të cilat do të shtrohen për të.

“Është një e arritur shumë e madhe për Shqipërinë por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Arritjet e saj ndonëse kanë marrë një kohë shumë të gjatë deri te ky moment, megjithatë kjo është për tu vlerësuar sepse tani do të varet gjithcka nga vetë Shqipëria…Këto negociata janë shumë të gjata dhe po ashtu një punë shumë të madhe pritet që ta bëjë vet Shqipëria dhe nëse ajo arrin t‘i përmbush obligimet të cilat do të shtrohen tani e tutje për Shqipërinë pasi që edhe mënyra se si janë hapur negociatat tanimë veç kanë ndryshuar”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Shqipëria më 15 tetor ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, në Luksemburg, e vlerësoi si historik këtë moment.

“Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gurthemel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat