Maloku: BE taktizojë me hapjen e negociatave për Shqipërinë

Shqipëria

Maloku: BE taktizojë me hapjen e negociatave për Shqipërinë

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 23:19
Albinot Maloku

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Albinot Maloku hapjen e grup-kapitujve të parë për anëtarësimin të Shqipërisë në Bashkimin evropian e ka vlerësuar taktizim të vendeve të bllokut evropianë.

Maloku ka thënë se kjo është e mirë për Shqipërinë, por ka vë në pikëpyetje suksesin e saj për shkak të BE-së.

“Bashkimi Evropian taktizojë me vendimin për hapjen e negociatave, që gjithsesi për Shqipërinë është e mirë, por nuk ka besim që do të ketë suksesin, sepse nuk ka një vizion të qartë të BE-së se si ti qaset Ballkanit Perëndimor”, tha Maloku.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian është treguar dyfytyrshme në raport me Ballkanin Perëndimor.

“BE ka pas raport dyfytyrësie që takimi i Selanikut ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, për faktin që nuk ka pas matje të meritueshme dhe nuk ka pas vizion a të shkohet në paketë apo një nga një në rrugën drejt anëtarësimit”, ka thënë ai.

Maloku ka thënë se për vendet e rajonit thelbësore për anëtarësim në BE janë raportet e mira ndërfqinjësore.

Shqipëria më 15 tetor ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, në Luksemburg, e vlerësoi si historik këtë moment.

“Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gurthemel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat