Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka kërkuar një reagim të ndërkombëtarëve, për situatën tepër të tensionuar sot në Kuvend, ku pati edhe përplasje mes deputeteve dhe policisë.
Sipas Gjekmarkaj forcat e ndërhyrjes së shpejtë u futen në Kuvend si në shtetet që sundohen nga juntat duke cenuar integritetin e deputeteve.
Një polici e keqpërdorur – thotë Gjekmarkaj- u tregoi armët deputetëve të opozitës.
“Çfarë duhet të ndodhë që ambasadoret të flasin pikërisht për atë që kanë për zemër, ligjin, kushtetutën, demokracinë, tolerancën, liberalizmin, integrimin? Kur do të flasin nesër?”, thuhet ne reagimin e nenkryetarit te Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.
Reagimi i Agron Gjekmarkajt
Ku janë ambasadoret?
Sot ndodhi ajo që nuk imagjinohej! U kalua çdo kufi i ligjit i cili mbet si kufomë në oborrin e Kuvendit të Republikës! Policia, forcat e ndërhyrjes së shpejtë u futen si në shtetet që sundohen nga juntat në oborrin e kuvendit duke cenuar integritetin e deputeteve ! Atyre, atij deputetit Luan Baçi një polici e keqpërdorur u tregoi armët! Policia kundër deputeteve është përdorur nga Pinoçeti kundër deputetëve kilianë!
Një garde lepe peqe e Qeverise po ashtu keqtrajtoi deputeten Elda Hoti ! Një rregullore dhune e miratuar dhunshëm ka dënuar opozitën të gjithën që mos të ketë pluralizëm!
Çfarë duhet të ndodhë që ambasadoret të flasin pikërisht për atë që kanë për zemër, ligjin, kushtetutën, demokracinë, tolerancën, liberalizmin, integrimin? Kur do të flasin nesër?