Moti bën kthesën e madhe! Temperaturat zbresin me disa gradë, si parashikohet të jetë dita sot

Shqipëria

Moti bën kthesën e madhe! Temperaturat zbresin me disa gradë, si parashikohet të jetë dita sot

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 08:06
Ilustrim

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë; vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore duke rrezikuar momente me pika shiu.

Orët e pasdites vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat