U dhunua disa ditë më parë nga Ilir Nukaj në Fier, ndërrron jetë në spital Namik Rustemi

Shqipëria

U dhunua disa ditë më parë nga Ilir Nukaj në Fier, ndërrron jetë në spital Namik Rustemi

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 09:18
Ilustrim

Rreth një javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Povelçë të Fierit, ku Ilir Nukaj dhunoi barbarisht çiftin e bashkëshortëve të moshuar, pronarë të një dyqani të vogël, pse nuk i dhanë birra, ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari.

Namik Rustemi nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve dhe që nga fundjava e kaluar ishte në intubim.

Ai kishte marrë goditje grushtash e shkelmash në kokë dhe trup. Edhe bashkëshortja e tij 77-vjeçare mori lëndime, por pa rrezik jete.

Policia e arrestoi Nukajn menjëherë pas krimit dhe ai ndodhet në paraburgim, me masën arrest me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat