Dhuna nga deputetët e PD-së, Qori: Tentativë e dëshpëruar e demokratëve për të fshehur impotencën politike

Shqipëria

Dhuna nga deputetët e PD-së, Qori: Tentativë e dëshpëruar e demokratëve për të fshehur impotencën politike

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 10:33
Arlind Qori

Seanca e djeshme e parlamentit u shoqërua me tensione dhe dhunë jashtë dhe brenda sallës.

Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes “Bashkë”, konceptin e akteve të dhunës të iniciuara nga deputetët e PD-së, i ftuar në një studio televizive, e quajti tentativë të dëshpëruar të PD-së, për të fshehur sipas tij, impotencën politike.

“Dhuna është tentativë e dëshpëruar e PD-së, për të fshehur impotencën politike. si ai burri impotent që kur s’ka çfarë bën i bie gruas, fëmijëve.

Pra, impotenca të çon në këtë lloj strategji. Impotent unë quaj edhe aktin që ata nuk bëjnë dot mosbindje civile, kjo nuk është Mosbindje Civile.

Mosbindje civile do të thotë të kesh 50 mijë njerëz që rrethojnë parlamentin dhe rrinë kështu. Dhe e detyron ti policinë të të marrë zvarrë, nuk ke nevojë të shkosh ‘tu bish’ atyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat