Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të depozitojë kërkesë pranë Sekretariatit të Etikës, me qëllim që të merren masa për deputetët demokratë Elda Hoti dhe Petrit Doda.
Grupi i deputetëve të PS-së pretendon se zonja Hoti dhe z Doda kanë penguar zhvillimin normal të seancës parlamentare.
Kujtojmë se dje demokratja Elda Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se ishte benzinë. Gazetari Ergys Gjencaj dha detaje për kërkesën e Partisë Socialiste.
Zonja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që sipas zonjës Spiropali ishte benzinë. Ekspertët morën mostrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme. Një grup parlamentarësh socialistë kanë firmosur për marrjen e masave për zonjën Hoti dhe zotin Doda.