Tensionet në parlament/ Grupi i PS kërkesë për masë ndëshkimore për deputetët Elda Hoti dhe Petrit Doda

Shqipëria

Tensionet në parlament/ Grupi i PS kërkesë për masë ndëshkimore për deputetët Elda Hoti dhe Petrit Doda

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 11:48
Elda Hoti

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të depozitojë kërkesë pranë Sekretariatit të Etikës, me qëllim që të merren masa për deputetët demokratë Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Grupi i deputetëve të PS-së pretendon se zonja Hoti dhe z Doda kanë penguar zhvillimin normal të seancës parlamentare.  

Kujtojmë se dje demokratja Elda Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se ishte benzinë. Gazetari Ergys Gjencaj dha detaje për kërkesën e Partisë Socialiste.

Zonja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që sipas zonjës Spiropali ishte benzinë. Ekspertët morën mostrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme. Një grup parlamentarësh socialistë kanë firmosur për marrjen e masave për zonjën Hoti dhe zotin Doda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat