Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi reagoi pas kallëzimit të policisë në SPAK të disa deputetëve të PD që ishin pjesë e përplasjes dje me policinë dhe Gardën.
“Unë nuk i përgjigjem ushtarëve të bandave. Zakonisht përzgjedh të merrem me bandat.
Ushtarë të tyre siç janë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit, drejtori i Policisë së Tiranës nuk janë në fokusin e punës sime.
Sot jam për një vjedhje 180 mln euro. Deputetët e opozitës nuk akuzohen se kanë vjedhur 180 mln vetëm për një vit nga buxheti i shtetit. Prokuroria e Posaçme nuk është ngritur për të sulmuar deputetët e opozitës”, tha Bardhi.