Keni bërë plane për fundjavën? Zbuloni parashikimin e motit - ja si do të ndryshojnë temperaturat

Shqipëria

Keni bërë plane për fundjavën? Zbuloni parashikimin e motit - ja si do të ndryshojnë temperaturat

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:23
Lajda Porja

Meteorologia Lajda Porja në parashikimin e fundjavës për motin, theksoi se fundja është e përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme. E shtuna parashikohet me vranësira të shtuara, gjithashtu edhe e diela do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit.

“Fundjava ka përfshirë të gjithë territorin shqiptar nga masa ajrore të paqëndrueshme ku vranësirat kanë qenë prezente që në orët e para të mëngjesit. Pritet të ketë vranësira e reshje. Edhe pse në pjesë më të madhe të territorit reshjet do të jenë më të pakta nuk do të përjashtohen mundësitë për rrebeshe, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër.

E shtuna parashikohet të shtojë vranësira dhe reshjet e shiut edhe në jug të vendit. Herë pas herë do të ketë intervale të shkurtra e kthjellime. Edhe dita e diel do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe pse reshjet do të jenë në sasi më të pakta.

Gjatë kësaj fundjave duke përfshirë dhe ditën e sotme presim edhe rënie të temperaturave. Gjithashtu Kosova dhe Maqedonia e Veriut përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme, Kosova pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu gjatë ditës së premte dhe të shtunë. Më pak reshje do të ketë dita e diel. Sa i përket Maqedonisë së Veriut parashikohet që reshjet më të shumta të jenë ditën e shtunë ku do të ketë edhe rrebeshe, ndërsa dita e diel reshje më të pakta”, tha Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat