Dhuna në Kuvend nga opozita, deputeti Çollaku: Ditë e tmerrshme për Parlamentin, po cenohet Kushtetuta

Shqipëria

Dhuna në Kuvend nga opozita, deputeti Çollaku: Ditë e tmerrshme për Parlamentin, po cenohet Kushtetuta

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:37
Ai tha se ajo që ndodhi dje është një shkelje flagrante e kushtetutës

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku, i ftuar në një intervistë televizive, ka komentuar situatën e djeshme të krijuar ditën e djeshme në protestën e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë për të cilën u shpreh se ishte një ditë e tmerrshme për Parlamentin.

Ai tha se ajo që ndodhi dje është një shkelje flagrante e kushtetutës dhe lirive të përfaqësuesit, ndërsa theksoi se kërcënimi i deputetit me armë është e paprecedentë dhe se ministri i brendshëm duhet të japë dorëheqjen. Sipas tij situata duhet ti kthehet normalitetit pasi po cënohet kushtetuta jemi në diktaturë.

“Do të ishte beteja më e drejtë dje kemi asistuar në një ditë të tmerrshme për parlamentin ngjarje e paprecedentë në 30 vite politike parlamentare, por ai skaj i arritur dje është një shkelje flagrante e kushtetutës, e lirisë, të drejtës, përfaqësive, do të ngjate shumë me një grusht shteti.

Të futet forca speciale të pajisura me kokore në ambiente të parlamentit është dhunimi i deputetit, akt i cili as në republikat nuk ndodh askund, është dhunim i statusit të deputetit, dënimi garancive kushtetuese dhe kulmi të kërcënohet me armë një deputet. Unë prisja që ministri i brendshëm sot të ishte dorëhequr i cili qëndron pas këtyre akteve. Reagimi i tij dje në Parlament ishte si idiot, gjuha, mentaliteti i tij dhe idiotësia e tij të kërcënonte deputetët në sallën e saj.

Dhe idiotësia tjetër s’ka pasur deklaratë më idiote ajo që ministria e brendshme ka nxjerr dje, ku pohonte se deputeti është kërcënuar por jo me armë zjarri por me pistoletë paralizuese, dhe shkop gome, deputetin në ambientet e parlamentit të Shqipërisë. Ndërkohë që deputeti ka imunitet dhe s’mund të kërcënohet me asgjë aq më tepër në ambiente e kuvendit, prandaj duhet kërkuar dorëheqja e ministrit të brendshëm për të ardhur në normalitet çështja.”

Më tej ai tha se nuk mbëhstet aspak aktete e tyilla të dhunës dhe se protesta e parashikuar në Bruksel është një gjetje e munguar e opozitës.

“Nuk mbështes askënd për të cenuar as kolegët socialistë dhe as punonjësit e gardës, por jam për një rezistencë të vazhdueshme. Situata duhet ti kthehet normalitetit. Mendoj se kjo nuk është formë për t’iu imponuar Ramës, por është formë rezistence e opozitës sepse përjashtimi i deputetëve nga kuvendi për 60 ditë është cenim kushtetute, është kufizim mandati.

Sa i përket protestës në Bruksel mendoj se është një gjetje origjinale, mendoj se është një gjetje e munguar e opozitës se vetë kemi krijuar njëlloj izolimi nga kontaktet ndërkombëtare. E kam marrë një ftesë dhe jam duke e vlerësuar, por mendoj se për çdo rast është diçka e mirë sepse është dera e duhur për të trokitur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat