Botoksi kontrabandë, gazetarja: Ja kush i kallëzoi, kemi gra politikanësh që shkojnë sistemohen nëpër këto klinika

Shqipëria

Botoksi kontrabandë, gazetarja: Ja kush i kallëzoi, kemi gra politikanësh që shkojnë sistemohen nëpër këto klinika

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:44
Ilustrim

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, tha se operacioni në qendrat dhe klinikat estetike nisi pas kallëzimet e vajzave dhe grave që kanë pasur pasoja nga injektimet e botoksit dhe se asgjë nuk është bërë rastësisht, pasi pritet t’i jepet ekskluziviteti një njeriu të vetëm.

Llabani deklaroi se pritet që licencën për botoksin ta marrë një person i afërt me një politikan me pushtet në vend.

Sipas saj, kishte mbi 6 muaj që Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë po punonte për informacionet e marra dhe se janë tre drejtues klinikash shumë të njohura të shpallur në kërkim.

“Gati 90% e klinikave estetike në Tiranë përdorin botoks kontrabandë.

Se botoksi në Shqipëri nuk është autorizuar që të tregtohet si material estetik, por rëndom gjendet në të gjitha klinikat.

Madje shohim dhe reels dhe postime në rrjetet sociale që filmojnë injeksionin e këtij produkti jo legal.

Shumë klinika e kanë të pakontrolluar, botoks është një produkt që do dhe kushte për tu sjellë nga jashtë.

Dihet linja, është linja Stamboll-Kapshticë-Tiranë. Vjen me autobusë, në linjë urbane.

Pronarët e klinikave paguajnë lekët online ose kesh dhe nga shteti turk e sjellin përmes çantave ose frigoriferëve se duhen ruajtur parametrat, ndryshe nuk është produktiv.

A e kontrollonte njeri, a e dinte njeri, kjo ndodhte poshtë hundës së shtetit.

Duhet legalizim i botoksit, një pjesë e 30 klinikave janë proceduar, një pjesë e personave që janë dhe figura publike janë në kërkim.

Madje ka dhe njerëz shumë të rëndësishëm, njerëz familjarë të politikanëve që duan të kenë zyrtarisht distributorët e vetë.

Fitimet e botoksit në Shqipëri arrijnë qindra mijëra euro.

Të gjitha këto klinika që ne shohim, mënyra si e injektojnë botoksin, jo vetëm në fytyrë dhe trup, nuk taksohen nga shteti, kalojnë direkt në xhepat e pronarëve individualë.

Por shpesh kanë qenë në dëm të klientëve se kanë sjellë probleme shëndetësore.

Do të licencohet dhe ky person është i rëndësisë së veçantë, e ka klinikën e tij dhe të operojë në treg i vetëm dhe monopolin e kanë ata që kanë fuqi politike dhe financiare.

Gjithë këto klinika, gjithë ky mall i përfituar duhet sekuestruar që të fillojë një mall legal dhe ky person të jetë në një dorë.

Licencën pritet ta marrë një familjar i një politikani shqiptar shumë të fuqishëm. Nuk është rastësi që e kërkon një gjë të tillë.

Janë pjekur kushtet që ky individ të marrë ekskluzivitetin e botoksit në Shqipëri. Ka mbi 15 vite që botoksi hyn ilegalisht.

Edhe ky operacion nuk erdhi sot rastësisht, po për të bërë legalizimin. Unë jam e sigurt se do jenë tre koka, por njëri do e marri.

Këta i janë futur klinikave se klinikat nuk kanë botoks me çanta të vogla. Personi që kryente distribucionin është arrestuar.

Ne kemi gra politikanësh që shkojnë sistemohen nëpër këto klinika.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat