Bashkë me motrën goditën me shishe qelqi Klea Prengën në fytyrë, Antonela Berisha paraqitet në gjykatë

Shqipëria

Bashkë me motrën goditën me shishe qelqi Klea Prengën në fytyrë, Antonela Berisha paraqitet në gjykatë

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:43
Antonela Berisha

Dy muaj më parë, Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan në një restorant në Tiranë Klea Prengën.

Dy motrat janë vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Gjykata vendosi “arrest me burg” për Mariela Berishën dhe “arrest shtëpie” për Antonela Berishën. Kjo e fundit është paraqitur sot në gjykatë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Antonela Berisha u paraqit në gjykatë, pasi motrat Berisha kanë rivlerësimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se nga dhuna e ushtruar, modelja Klea Pranga ka pësuar dëme të konsiderueshme shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat