“Shëmti e përjetshme”/ Flet avokati i Klea Prengës që u dhunua nga motrat Berisha

Shqipëria

“Shëmti e përjetshme”/ Flet avokati i Klea Prengës që u dhunua nga motrat Berisha

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:52
Klea Prenga

Avokati i blogeres Klea Prenga ka deklaruar se klientja e tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, që prej dhunimit nga motrat Berisha, Antonela dhe Mariela, në një nga lokalet e Tiranës, pak kohë më parë. Alfred Duka ka deklaruar se edhe pse dy motrat u dorëzuan në polici, nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar. Madje, avokati shtoi se Klea ka marrë vazhdimisht kërcënime.

“Seanca e djeshme u shty sepse nuk u soll në seancë gjyqësore shtetasja Mariela Berisha, që është në një masë arrest me burg në mungesë e vendosur nga Gjykata. Nuk do cenohen kushtet ligjore të ngjarjes.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjë person nga pala e motrave Berisha. Unë komunikoj shpesh me Klean, ajo nuk ndodhet në Shqipëri. Ajo vijon të mbetet e troditur, nuk e ka marrë veten në aspektin emocionial. Dëmtimet fizike janë të atij niveli që përcaktohen si shëmti e përjetshme, një gjurmë që mund t`i mbetet përjetë asaj,

Trauma që i është shkaktuar është e posaçme pasi e mbrojtura prej meje punon blogere dhe i ndikon në punën e saj, sepse shet hijeshinë fizike dhe është dëmtuar në këtë element që do t`i duhet në jetë të bëjë një zgjedhje tjetër nga çfarë kishte parashikuar deiri më sot.

Ajo vijon të mbetet në një gjendje të rëndë emocionale, akoma nuk ka arritur ta ribalancojë veten dhe për shkak të disa mesazheve që i kanë shkuar në telefon, mesazhe kërcënuese, që formulohen nga persona me natyrë kriminale. Kërcënimët nuk kanë pasur asnjë kusht në dijeninë time, por kërcënimet nuk janë asnjëherë të ëmbla,” tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat