Aksident në aksin Fier-Levan/ 63-vjeçari humb kontrollin e mjetit, niset me urgjencë drejt spitalit

Shqipëria

Aksident në aksin Fier-Levan/ 63-vjeçari humb kontrollin e mjetit, niset me urgjencë drejt spitalit

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 13:57
Policia

Një 63-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier- Levan.

Sipas edhe njoftimit zyrtar, mësohet se i moshuari ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Teksa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Fier-Levan”, shtetasi Ll. Sh., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat