“Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do vazhdojë”- Ministri i Brendshëm i Italisë: Do jetë model për BE!

Shqipëria

“Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do vazhdojë”- Ministri i Brendshëm i Italisë: Do jetë model për BE!

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm i Itaslisë Matteo Piantedosi u zotua të premten se do të vazhdojnë me qendrat italiane të përpunimit të emigrantëve në Shqipëri, pavarësisht një vendimi të gjykatës së Romës që vendosi për kthimin në Itali të emigrantëve.

Sipas ministrit skema do të përmbushë parashikimin evropian dhe se do të bëhet një model për Bashkimin Evropian.

Jo vetëm do të ecim përpara me ankimimet ligjore, por do të ecim përpara edhe me këto nisma sepse nga viti 2026 ajo që Italia po bën në Shqipëri dhe jo vetëm do të bëhet ligj europian”, tha ai.

Kujtojme qe një gjykatë në Romë urdhëroi të premten kthimin në Itali të grupit të vogël të migrantëve që u dërguan në kampet e pritjes të ngritura nga qeveria italiane në Shqipëri, duke i dhënë kështu një goditje të fortë planeve të kryeministres Giorgia Meloni për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit.

Seksioni i migracionit i Gjykatës së Romës e konsideroi të pavlefshme mbajtjen në kampin e Gjadrit të 10 shtetasve nga Bangladeshi dhe 6 të tjerëve nga Egjipti, dy vende të konsideruara jo të sigurta, nga një vendim i Gjykatës së Drejtësisë evropiane dy javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat