Meloni pas vendimit të Gjykatës së Romës për emigrantët: Vendim paragjykues, s’u takon atyre, por qeverive

Shqipëria

Meloni pas vendimit të Gjykatës së Romës për emigrantët: Vendim paragjykues, s’u takon atyre, por qeverive

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 20:03
Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane nga Bejruti, Liban ka komentuar vendimin e Gjyjkatës së Romës, që hodhi poshtë marrëveshjen e saj me kryeministrin shqiptar Edi Rama, për çështjen e migrantëve.

E pyetur nga gazetarët, Meloni tha se vendimi i Gjykatës është paragjykues, ndërsa shtoi se nuk u takon gjyqtarëve të vendosin se cilat vende janë të sigurta dhe cilat jo.

"Është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t'i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve, që duhet të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve", tha kryeministrja Giorgia Meloni nga Bejruti.

Kam thirrur këshillin e ministrave për të hënën e ardhshme për të zgjidhur këtë problem, për të miratuar rregullat për të kapërcyer këtë pengesë, sepse mendoj se nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta, por qeverive”, kështu që “qeveria do duhet ta sqarojë më mirë”, u shpreh kryeministrja Meloni.

12 emigrantët do të nisen nesër nga Shqipëria me një anije të Marinës për t'u kthyer në Itali, duke zbarkuar në Bari.

Këtë e mësojmë nga burime locale, sipas së cilave emigrantët mund të dërgoheshin më pas në një qendër për azilkërkuesit.

Edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar në orët e fundit, migrantët kanë ende mundësinë e apelimit brenda katërmbëdhjetë ditëve për të mund të kërkojnë sërish njohjen e këtij statusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat