Klandestinët e Gjadrit kthehen në Itali, Lela: Gjykata e Romës shikoi interesin publik dhe jo atë politik

Shqipëria

Klandestinët e Gjadrit kthehen në Itali, Lela: Gjykata e Romës shikoi interesin publik dhe jo atë politik

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 21:13
Alfred Lela

Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela në një intervistë në Ora News u shpreh se gjykata e Romës shikoi interesin publik dhe jo atë politik përsa i përket vendimit për emigrantët.

Lela: Është një lajm i keq për gjykatat, se ja çfarë bën një gjykatë e cila sheh interesin publik më të gjerë dhe nuk shkon  pas interest politik të momentit apo të ditës.

Dhe ky ishte leksioni kryesor mendoj unë që erdhi nga gjykata e Romës duke vënë të drejtat e njeriut edhe pse këta njerëz nuk janë italianë.

Gjykata lexoi gërmen dhe frymën e ligjit, dhe mori atë vendim të cilën të dy qeferitë si italiane edhe shqiptare e shpërfillën. U dëshmua e gjitha si farsa e rëndë e një nevojë politike të ditës.

Jemi në pikën zero sa i takon  këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat