Deputetët e opozitës kërkojnë me ngulm qeveri teknike, Klosi ka një përgjigje për PD-n e Berishës

Shqipëria

Deputetët e opozitës kërkojnë me ngulm qeveri teknike, Klosi ka një përgjigje për PD-n e Berishës

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 22:07
Blendi Klosi

Partia Socialiste nuk duket e shqetësuar nga protesta dhe takimet e pritshme të opozitës në Parlamentin Europian në Strasburg. Grupi parlamentar i PD-së do të jetë atje javën e ardhshme për të ngritur shqetësimin e manipulimit të zgjedhjeve nga qeveria dhe për t’i bërë jehonë kërkesës për qeveri teknike.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të PS Blendi Klosi, një sipërmarrje e tillë politike nuk sjell ndonjë pasojë dhe s’ka për të patur efekt. “Nuk është çështja thjesht të shkojnë në Strasburg, por u duhet konsensusi i shumicës.

Shumica parlamentare europiane foli përmes hapjes së procesit të negociatave të BE me Shqipërinë. Por protesta, takimet, kërkesat që do të bëjnë nuk kanë asnjë efekt për rrugën që Shqipëria ka zgjedhur drejt Bashkimit Europian.”- tha Blendi Klosi në një program televiziv.

Sekretari i Përgjithshëm i PS rrëzoi çdo mundësi që në Shqipëri të ketë një qeveri teknike përpara zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat