Protesta në Strasburg/ “Do të jemi më shumë se 35 persona”, Nesturi batuta me Baçin: Do shkoni me gjithë gratë? Si përgjigjet demokrati

Shqipëria

Protesta në Strasburg/ “Do të jemi më shumë se 35 persona”, Nesturi batuta me Baçin: Do shkoni me gjithë gratë? Si përgjigjet demokrati

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 06:27
Endri Shabani

Analisti Plator Nesturi ka shkëmbyer batuta me deputetin Luan Baçi, në studion e Log.

Ndërkohë që po flitej për protestën në Strasburg të deputetëve të PD, Endri Shabani publikoi një listë me 25 emra që mund të jenë në Strasburg, Baçi u shpreh se lista nuk është e plotë dhe se deri tani janë konfirmuar më shumë se 35 emra.

“Do të shkoni bashkë me gratë?”, pyeti Nesturi.

Pjesë nga diskutimi:

Shabani: Kjo është lista me 25 emra, theksoj është listë mediatike jo zyrtare.

Bacci: Janë mbi 35

Nesturi: Do shkojnë me gjithë gratë?

Baçi: Jo do të jenë deputetët por në fakt edhe gratë mund t’i marrin sepse PD e ka si bazë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat