Rama: Shqipëria, lider rajonal në fushën e prokurimeve publike

Shqipëria

Rama: Shqipëria, lider rajonal në fushën e prokurimeve publike

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 11:48
Edi Rama

Shqipëria është lider në rajon në fushën e Prokurimeve Publike, ku sipas Këshillit të Bashkimit Europian nuk ka më asnjë detyrim për të plotësuar në kuadër të procesit të negociatave, por ka vetëm piketa përmbyllëse.

Kjo u konfirmua sot gjatë podkastit “Flasim ku kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, u ndalën veçanërisht te Prokurimet Publike, fushë e vlerësuar mjaft e suksesshme gjatë procesit screening.

Kryeministri Rama solli në vëmendje raportin e SIGMA-s, një nga raportet me reputacionin më të mirë në fushën e garantimit të standardeve të mirëqeverisjes, që në rastin konkret i referohet qeverisjes në fushën e prokurimeve publike.

“Ku zhvillohet korrupsioni? Te marrëdhënia individ-shtet ku i pari kërkon nga i dyti një shërbim. Dhe zhvillohej në çdo radhë ku mijëra njerëz çdo ditë futeshin për të marrë një copë letër. Sot kjo gjë bëhet pa kontakt me shtetin, pra shërbimet online”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se korrupsioni ishte një fenomen që zhvillohet te paraja, pra prokurimet publike.

“Mbi bazën e SIGMA-s, që është syri monitorues i BE-së  dhe që nuk i merr të dhënat nga qeveria shqiptare, nuk i beson atyre që i japim ne, por atyre që verifikon vetë dhe që i dorëzon Komisionit Europian, në raportet e veta në rajonin tonë Shqipëria ka vendin e parë si vendi lider në fushën e prokurimeve publike për efikasitet, trabsprencë dhe mbrojtje të parasë publike”, tha Rama.

Kryeministri theskoi se Shqipëria vlerësohet në këtë proces me 80 pikë, kundrejt 70.4 pikë Maqedonia e Veriut, 70 pikë Mali i Zi, 68 pikë Serbia, 56.5 pikë Kosova dhe 55 pikë Bosnjë- Hercegovina.

“Ka një sërë treguesish që flasin se çfarë transformimi është bërë në aspektin e hapjes së tregut, operatorëve etj. E them këtë sepse kjo nuk thuhet dhe këtu e gjithë vëmenndja përqendrohet te spektakli i gjysmë të vërtetave”, tha Rama.

Nga ana e saj, Pirdeni theksoi se realisht në fushën e prokurimeve Shqipëria është lider rajonal.

“Kjo edhe duke iu referuar dokumentit që Këshilli i BE-së publikoi jo më larg se 3 ditë më parë, ku në fushën e prokurimeve publike Shqipëria nuk ka piketa të ndërmjetme, pra nuk duhet të vërtetojë përgjatë procesit të negociatave që duhet të përmbushë detyrimet. Ka vetëm piketa mbyllëse për ta mbyllur këtë kapitull. Do të thotë që stadi i avancimit të Shqipërisë në këtë fushë është i konsiderueshëm”, tha Pirdeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat