Denaj: Fermerët shtojnë plantacionet e ullirit në Malësi të Madhe

Shqipëria

Denaj: Fermerët shtojnë plantacionet e ullirit në Malësi të Madhe

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:05
Shqipëria është një tokë e bekuar sa i përket rritjes dhe prodhimit të ullirit

Ulliri, një bimë mijëvjeçare, pjesa më e madhe të cilit kultivohet në rajonin e Mesdheut për shkak të kushteve klimatike të përshtatshme, tashmë po shtrin plantacionet edhe në malësi.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj përcolli sot pamje të plantacioneve të ullirit nga Hoti në Malësi të Madhe, produkt i njerëzve të punës dhe përkushtimit të tyre për bujqësinë.

Shqipëria është një tokë e bekuar sa i përket rritjes dhe prodhimit të ullirit, një nga vendet kryesore në Europë për kultivimin e ullirit me rreth 12 milionë rrënjë ullinj, nga të cilat rreth 11 milionë janë në prodhim. Sipas të dhënave të INSTAT-it, për vitin 2023 në vend llgaritet se u prodhuan 117.6 mijë tonë ullinj.

Prodhimi vendas i ullinjve, mbulon nevojat e konsumit në tregut vendas dhe pjesa më e madhe e këtij prodhimi kalon në përpunim për vaj ulliri.

Investimet në industrinë përpunuese të vajit të ullirit, kanë përmirësuar cilësinë e standardet e këtij produkti, i cili tashmë është mjaft i kërkuar edhe për eksport edhe në tregjet europiane.

Prodhimi vitet e fundit po mbështetet intensivisht edhe nga qeveria. Subvencionet e qeverisë po mbështesin fermerët për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, për përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat