Aksidentohen dy makina në rrugën “Shkodër-Koplik”, lëndohet shoferja malazeze

Shqipëria

Aksidentohen dy makina në rrugën “Shkodër-Koplik”, lëndohet shoferja malazeze

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:06
Ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën “Shkodër-Koplik”, me pasojë një person të lënduar.Uniformat blu bëjnë me dije se në aksident u përfshinë dy automjete.

“Në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin malazes D. D., 68 vjeç”, njofton policia.

Nga përplasja mbeti e lënduar shoferja malazeze, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër/Informacion paraprak:

Në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin malazes D. D., 68 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. D., 59 vjeçe, (pasagjere)në automjetin që drejtohej nga shtetasi D. D, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat