Arrestohet 62-vjeçari, dyshohet se theu xhamin e dritares së të moshuarës për ta dhunuar

Shqipëria

Arrestohet 62-vjeçari, dyshohet se theu xhamin e dritares së të moshuarës për ta dhunuar

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:17
Ilustrim

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Ersekës së Shqipërisë.

Ai u arrestua nën dyshimin se e ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar ta dhunojë seksualisht.

“Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banues në fshatin Psar, Ersekë.

Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat