Aksidenti në Fier/ Motori përplas biçikletën, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Shqipëria

Aksidenti në Fier/ Motori përplas biçikletën, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Paraditen e sotme, një aksident ka ndodhur në rrugën “Shenjt Leonardo Murialdo” në unazën lindore të qytetit të Fierit, dy persona mbetën të plagosur.

Në aksident u përfshinë një motor dhe një biçikletë, ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesit e dy mjeteve.

Menjëherë pas aksidentit, ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes dhe gjendja e personave të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat