Sekuestrohen 200 kilogramë kanabis në Shqipëri, arrestohen pesë të dyshuarit

Shqipëria

Sekuestrohen 200 kilogramë kanabis në Shqipëri, arrestohen pesë të dyshuarit

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit u finalizuan në Mirditë dhe Lezhë  dy operacione të koduara “Procesi” dhe “Furia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Në kuadër të operacionit “Procesi”  në fshatin Shtuf, njësia administrative Kaçinarë, Mirditë, pasi gjatë kontrollit në  një banesë të pabanuar u gjetën qindra bimë në proces tharje  me peshë totale 108 kilogramë kanabis.

Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: P.Ç. 27 vjeç, A.M, 39 vjeç, P.M, 71 vjeç, dhe M.M, 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, Kaçinar, Mirditë, të dyshuar si autorë të  kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje.

Ndërsa, në kuadër të operacionit “Furia” në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy raste të veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat