Italia do sjellë grupe të tjera emigrantësh? Gazetarja zbardh prapaskenat: Meloni në ngërç pas vendimit të Gjykatës

Shqipëria

Italia do sjellë grupe të tjera emigrantësh? Gazetarja zbardh prapaskenat: Meloni në ngërç pas vendimit të Gjykatës

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 16:32
Edi Rama dhe Meloni

Alba Kepi, gazetare ka komentuar gjithashtu në lidhje me vendimin për kthimin e emigrantëve nga Gjadri drejt Italisë. Përmes një lidhje live me skype në një program televiziv, nga Italia gazetarja tha se kampi i Gjadrit është vetëm për emigrantët që vijnë nga vendet e sigurta.

Kepi u shpreh se duhen qartësuar disa detaje në lidhje me marrëveshjen për të qenë kështu edhe më e qartë për publikun. Gazetarja u shpreh se në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë vetëm emigrantët që duan të riatdhesohen në vendet e tyre. Ajo tha gjithashtu se qeveria Italia do të vendosë të hënën nëse drejt Shqipërisë do të nisen grupe të tjera emigrantësh apo jo.

Alba Kepi: E gjithë marrëveshja Romë-Tiranë është bazuar në procedurën e përshpejtuar të përgjigjeve të kërkesave të azilantëve. Është e bazuar në listën e 22 vendeve të konsideruara vende të sigurta për të cilët Italia ka hartuar dhe kërkon të kthejë pas ata emigrantë që s’duhet të qëndrojnë në vendet e BE. Çdo gjë është e bazuar në këto lista. Në kampin e Gjadrit, quhet qendra e qëndrimit për riatdhesim, do të qëndrojnë vetëm emigrantët që duan të riatdhesohen në vendet e tyre.

Në gjithë territorin italian ka 8 qendra dhe kjo është arsyeja pse një Italia zgjodhi ta ngrejë në Shqipëri. Lidhur me vendimin e Gjykatës së Romës, nuk është gjykatë emigracioni, por departamenti i seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës që ka detyrimin të marrë të gjitha kërkesat e azilkërkuesve që mbërrijnë në territorin shqiptar.
Vendimi nuk ka të bëjë me normativën ligjore të këtij fakti, por me atë europiane, me vendimin e Gjykatës së Luksemburgut marrë në datën 4 tetor 2024, ku GJEDNJ mori një vendim ndaj një shtetasi moldav që kishte kërkuar azil në Çeki.

Në këtë vendim komentohet dhe thuhet se Çekia nuk ka të mos pranojë kërkesën për azil të shtetasit moldav edhe pse e konsideron Moldavinë vend të sigurtë, pasi siç thotë GJEDNJ, nuk mund të përgjithësohet një shtet pasi ka territore ku në këtë vend si Moldavia, Egjipti, Bangladeshi ku ka shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.
Gjykata e Romës ka marrë në datën 17 tetor kërkesat për 12 azilantët dhe ka për detyrë t’iu caktojë avokat shteti.

Dhe gjykatësit thonë: ne bazohemi në vendimin e 4 tetorit të Gjykatës së Luksemburgut i cili thotë se ne nuk mund të përgjithësojmë një territor si Egjipti si Bangladeshi se është një vend i sigurt, mund të jenë të përsekutuar nga regjimi, fetare, seksuale etj.
Meloni nuk ka thënë se do sjell emigrantë të tjerë. Ka njoftuar të hënën mbledhjen e Qeverisë për të gjetur rrugët e daljes nga ngërçi. Do mbërrijnë apo jo ende nuk dihet, nuk ka një komunikim zyrtar nga kryeministrja italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat