Rrëfimi i 70-vjeçarit: Nëna më braktisi se nuk më donte njerku

Shqipëria

Rrëfimi i 70-vjeçarit: Nëna më braktisi se nuk më donte njerku

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 18:17
Fadil Daja

Personazhi i kësaj të shtune në emisionin “Real People” me gazetarin Flori Gjini ishte Fadil Daja, një 70-vjeçar që ndau historinë e tij të vështirë të jetës.

Ai tregoi për sfidat që ka përjetuar, duke filluar nga fëmijëria e tij e trishtuar.

Ne kemi qenë një familje, babai, nëna, katër vëllezër dhe dy motra. Babai vdiq kur unë isha vetëm tre muajsh dhe kështu më çuan në jetimore në Befort. Nëna u martua me një tjetër, i cili nuk i donte fëmijët dhe mua më la në jetimore. Katër prej nesh u rritën në shtëpinë e fëmijës. Nënën nuk e kam takuar kurrë sepse vdiq në një aksident. Kur ajo vdiq, unë isha 30 vjeç. Deri në 20 vjeç e kërkova, por ajo nuk vinte,” shprehu Daja.

Ai gjithashtu foli për periudhën e tij në burg që në moshë të re.

“Burgun e parë e bëra në 20 vjeç deri në 30 vjeç. Në vitin ’86 dola nga burgu, por pas një viti rash përsëri në burg. Sido që të ishte, nëna ngelet nënë. Para burgut nuk mund ta takoja, sepse ishte një kohë tjetër. Sidoqoftë, nuk lihej fëmija,” përfundoi 70-vjeçari, duke lënë pas një mesazh të fortë për forcën e lidhjeve familjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat