Aksident në Pogradec/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre godet edhe trafikndarësen!

Shqipëria

Aksident në Pogradec/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre godet edhe trafikndarësen!

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 tetor) në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete teksa njëri prej tyre nga goditja e fortë është përplasur me trafikndarsen.

Është kërkuar ndihma e ambulancës së Pogradecit e cila ka dhënë ndihmën e parë për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët por që sipas burimeve nuk kanë dëmtime serioze.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po zbardh rrethanat e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat