Lisandër Hoxha zbardh planin e opozitës, tregon çdo të ndodhë në vitin 2025

Shqipëria

Lisandër Hoxha zbardh planin e opozitës, tregon çdo të ndodhë në vitin 2025

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 19:35
Lisandër Hoxha

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Lisandër Hoxha ka deklaruar se një protestë e madhe kombëtare e organizuar në Partia Demokratike duhet të kishte ndodhur tashmë.

I ftuar në një program televiziv, ai tha se duhet të shtohet presioni politik, në mënyrë që opozita të arrijë objektivat e vendosura për të mirën e qytetarëve, por edhe për objektivat e saj.

Hoxha ka paralajmëruar gjithashtu se do të jetë pjesë e primareve për tu zgjedhur më pas kandidat i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, për zgjedhjet e vitit 2025.

“Jam munduar të përfaqësoj shtresën e mesme, qytetarët që përballen me problemet e përditshme, biznesi i vogël sigurisht duke mbajtur origjinën tek të përndjekur politik dhe pronarët, shtresa që do të doja t’i përfaqësoja nesër në Kuvend”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat