Meta: Rreth 80% e popullsisë në Shqipëri jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë

Shqipëria

Meta: Rreth 80% e popullsisë në Shqipëri jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 09:51
Ilir Meta

Presidenti i PL-së, Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale u shpreh se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.

Postimi i Metës:

Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.

Kjo është "fytyra" sociale e "Rilindjes" dhe kupolës së saj të papërgjegjshme.

Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që "Rilindja" ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.

E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat