Njihen pensionet e kooperativave, Ministria e Ekonomisë përfundon hartimin e Pr/Ligjit

Shqipëria

Njihen pensionet e kooperativave, Ministria e Ekonomisë përfundon hartimin e Pr/Ligjit

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 10:19
Ministria e Ekonomisë

Për të gjithë personat që kanë punuar në kooperativa apo ish ndërmarrjet bujqësore të periudhës komuniste do tu njihen vitet e punës edhe kur kanë pasur probleme në dokumentacion.

Ministria e Ekonomisë ka përfunduar hartimin e projektligjit duke e paraqitur në konsultim publik, përmes të cilit garantohet 15 vite punë për burrat dhe 13 për gratë deri në vitin 1991.

Në këtë mënyrë në rastet kur në arkivat mungojnë vitet e punës, ka shënime me laps, korrigjime apo pasaktësi në emër, vjetërsia për efekt pensioni do të njihet automatikisht pa pasur nevojë për një process gjyqësor dhe pa bërë ankimime në zyrat e sigurimeve shoqërore.

Paga e refencës në këto raste do të jetë nga 2,833 lekë për ish ndërmarrjet bujqësire, 3288 lekë dhe 4110 lekë për ish kooperativat të cilave do tu shtohen edhe koeficientët përkatëse në llogaritjen e përfitimit.

Megjithatë mosha që do të njihet si vit pune do të jetë nga 18 vjecc dhe viti bazë do të jetë 1977 dhe deri në vitin 1991.

Kush do të jetë që aplikuesi të ketë qenë banor në fshatin ku vepronte kooperativa ose ferma si dhe të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie

Po ashtu përcaktimet nuk do të jenë të vlefshme për ata që tashmë janë në pension.

Por efektet do të shtrihen për të gjithë personat që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit të jenë në process ankimimi në ISSH apo dhe në procese gjyqësore.

Në këtë mënyrë duket se do të ketë efekt edhe në sistemin e drejtësisë ku si në gjykatat e shkallës së parë ashtu dhe në apel ka një numër të lartë të dosjeve që janë në shqyrtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat