Vrau fqinjin me sëpatë, por la telefonin në vendgjarje - ja si u zbulua krimi i rëndë

Shqipëria

Vrau fqinjin me sëpatë, por la telefonin në vendgjarje - ja si u zbulua krimi i rëndë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 11:31
Për këtë ngjarje është dënuar me 13 vite burgim autori i krimit, Xhemal Zeqiri.

Gjetja e një aparati telefonik në vendin ku u konstatua i vrarë Musa Bajraktari në fshatin Kullaj të njësisë administrative Postribë në Shkodër, ka sjellë identifikimin e menjëhershëm të autorit të kësaj vrasje.

Për këtë ngjarje është dënuar me 13 vite burgim autori i krimit, Xhemal Zeqiri.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, Xhemal Zeqiri, teksa është përleshur dhe ka vrarë më pas me sëpatë, Musa Bajraktarin, i ka rënë në tokë telefoni tip “Samnsung”.

Kur është larguar nga vendi i ngjarjes, autori i krimit, Zeqiri, s’ka mundur ta gjejë aparatin.

Celulari, është gjetur një ditë më pas nga Policia e Shkodrës, e cila po kryente hetime me qëllim zbardhjen e këtij krimi të rëndë, të ndodhur 1 vit më parë në 19 Tetor 2023.

Sapo ka gjetur telefonin në vendin e ngjarjes, policia ka shkuar në banesën e autorit të krimit Xhemal Zeqiri.

Ky i fundit teksa ka parë policinë, ka treguar se ai është autori i vrasjes, duke mos u lënë kohë oficerëve të hetimit, të fillonin me pyetjen e tij.

Ai ka treguar se me viktimën Musa Bajraktari, ka pasur debate përpara 5 viteve, pasi Bajraktari e fyente pa ndonjë arsye konkrete.

Sipas tij në atë kohë, Musa Bajraktari, i ka thënë: ”…shihna ku të duash, se nuk e çaj by*** për ty, të q** nanën e robt…".

Gjatë këtyre 5 viteve nuk kane folur fare, pavarësisht se janë bashkëfshatarë.

Kur qëllonte që shiheshin, Musa Bajraktari fliste me kunja, por ai bënte sikur nuk e dëgjonte dhe nuk është marrë me të.

Por në datën 19 Tetor 2023, ka qëndruar në shtëpi deri në orën 10:30-11:00 dhe pasi ka mësuar për vdekjen e një gruaje në lagje, e quajtur Rr.A, ka shkuar për të marrë pjesë në varrim.

Pas kësaj, ka mësuar se kishte ardhur i vdekur një djalë nga Anglia, banues në fshatin Dragoç. Duke qenë se i ka ardhur keq, ka marrë pjesë edhe në varrimin e tij, i cili është nipi i shtetasit R.Sh, të cilin e ka të njohur.

Rreth orës 12:30, ka dalë nga varrimi në Dragoç dhe është kthyer në shtëpi. Rreth orës 13:30, ka dalë nga shtëpia me një biçikletë, për të blerë një bukë tek dyqani i Ferhat Bushit.

Pasi ka blerë bukën, ka vazhduar rrugën për t'u kthyer për në shtëpi. Rrugës, në afërsi të banesës së Kasem Bajraktari, është ndeshur me Musa Bajraktari.

Në momentin që janë shkëmbyer, Musa Bajraktari, ka ndaluar biçikleten dhe i është drejtuar me fjalët: "…pse më hapesh…".

Ai i është pergjigjur se: "…b*** tane me t'u hap unë, jam në hyj me ty, tash 5 vjet që nuk flas me ty, parkoje biçikleten se të tregoj unë…".

Në atë moment, autori i krimit ka ndaluar biçikletën dhe ka nxjerrë nga aty një sëpatë. Sipas tij,  Musa Bajraktari i është drejtuar me fjalët: "…unë të q**, nanë e motër…".

Në atë çast, nuk ka duruar më dhe i është sulur me sëpatë. Aty janë konfrontuar fizikisht, duke u rrëzuar në tokë.

Për një moment, Musa Bajraktari, ia ka mbajtur sakicën, por ai ka arritur t'ia heqë dorën nga sakica dhe e ka goditur me të 2-3 herë,me sa i kujtohet, në kokë dhe në sup.

Kanë rënë të dy në kanalin anash rrugës. Aty e ka hequr sëpatën nga dora dhe kanë vazhduar të përleshen me grushta.

Nga inati, e ka goditur Musa Bajraktari me grushta turinjve, i ka përplasur kokën në betonin e kanalit dhe ia ka mbajtur brenda në ujë, derisa e ka parë të lodhur, pasi nuk reagonte më.

Deri në atë moment, sipas tij, Musa Bajraktari vetëm fliste dhe e shante.

Më pas, e ka lënë aty, mesa kujton të gjallë, dhe është larguar me biçikletë për në banesë.

Pasi ka mbërritur, ka hequr rrobat, pasi ishin të lagura.

Ai ka deklaruar se ka patur të veshura një palë pantallona të bardha, një këmishë gri me vija dhe një palë kepucë të bardha.

Ai ka s’qaruar se gjatë përleshjes me Musa Bajraktarin, i ka rënë telefoni, i cili eshte telefon i thjeshtë me ngjyrë të zezë dhe me butona.

Lidhur me ngjarjen, nuk biseduar me asnjë, madje edhe bashkëshortes, e cila e ka pyetur pasi e ka parë të shqetësuar nuk i ka thënë gjë, vetëm i ka kërkuar t'i bënte gati për të ngrënë, pasi duhej të pinte ilaçet e lensionit.

Ai ka s’qaruar se sakicën me të cilën ka goditur Musa Bajraktari, e mbante zakonisht. Xhemal Zeqiri, ka shtuar se kur ka mësuar se Musa Bajraktari, kishte ndërruar jetë, është ndjerë shumë keq pasi, nuk ka patur si qëllim që t'a vriste, dhe se është i penduar për veprimin që ka bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat