Nako: Viti i ri akademik po sjell sfida të mëdha për studentët, çmimet e ushqimeve dhe qirave janë rritur ndjeshëm

Shqipëria

Nako: Viti i ri akademik po sjell sfida të mëdha për studentët, çmimet e ushqimeve dhe qirave janë rritur ndjeshëm

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 11:39
Dea Nako

Zëdhënësja e PL-së, Dea Nako në një deklaratë për mediat u shpreh se çmimet e ushqimeve, qirave dhe shërbimeve janë rritur ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për të rinjtë që ndjekin studimet.

Deklarata e Zëdhënëses së Partisë së Lirisë, Znj. Dea Nako.

Viti i ri akademik po sjell sfida të mëdha për studentët që vijnë nga rrethet në Tiranë, të cilët përballen me një rritje të konsiderueshme të kostos së jetesës.

Kjo situatë e vështirë e bën të pamundur për shumë prej tyre të përballojnë shpenzimet pa ndihmën e familjarëve.

Çmimet e ushqimeve, qirave dhe shërbimeve janë rritur ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për të rinjtë që ndjekin studimet.

Problemet kryesore përfshijnë:

1. Mungesa e Ndihmës Financiare: Ndihmat financiare, si bursat, janë  të pamjaftueshme dhe nuk përputhen me rritjen e kostove të jetesës.

Kërkesat për rritjen e buxhetit për arsimimin e lartë kane rene ne vesh te shurdhet sepse prioritet per kete qeveri nuk jane aspak syudnetet por pagestat per aferat korruptive.

Rritja e Qirasë: Një studim nga Shkolla e Ekonomisë tregon se çmimi i qirave për apartamentet në Tiranë është rritur ndjeshëm, duke arritur deri në 150% në disa zona.

Kjo rritje ka bërë që shumë studentë të mos mund të gjejnë strehim të përballueshëm afër universiteteve, pasi përballen me çmime që arrijnë deri në 400€ për një apartament 1+1, pa përfshirë shpenzimet për ujë dhe energji.

Braktisja e Universiteteve: Kjo situatë ka çuar në një alarm për arsimin e lartë, me të dhëna që tregojnë se më shumë se gjysma e kuotave në universitetet e vendit janë bosh.

Statistikat tregojnë se 41.3% e degëve janë në rrezik mbylljeje për shkak të mungesës së studentëve, dhe 42.8% e programeve prioritare kombëtare nuk po tërheqin interes.

Vetëm në vitin 2023, numri i studentëve të regjistruar është ulur me 2321, një shenjë alarmante për të ardhmen e arsimit të lartë..

Degët e mësuesisë, si fizika dhe kimia, po ashtu janë në rrezik mbylljeje për shkak të mungesës së studentëve. Kjo situatë e vështirë po e çon arsimin universitar drejt një humnere, duke ngritur pyetje mbi përparësitë e qeverisë për arsimin.

Qeveria deri tani ka dështuar në ofrimin e alternativave reale për të rinjtë, dhe duket se arsimi nuk ka qenë një prioritet. Mashtrimi me bursat për degët prioritare ka çuar në braktisjen masive të këtyre programeve.

Vetëm përmes fuqizimit të arsimit mund të ringrihet Shqipëria. Ky fuqizim nuk vjen nga diskutimet për suksese imagjinare, por përmes politikave reale që përfshijnë rritjen e buxhetit për arsim në nivelin 5% të GDP, financimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimin e strategjive specifike për çdo degë e program studimi.

Partia e Lirisë e ka vendosur arsimin si një nga pesë prioritetet e saj, duke besuar se fuqizimi i tij është çelësi për të ndalur braktisjen dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat