Vodhi katër automjete në 9 muaj, 42-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Shqipëria

Vodhi katër automjete në 9 muaj, 42-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 12:16
Ilustrim

Një 42-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi akuzohet si autori i vjedhjes së 4 automjeteve në Rrogozhinë dhe Kavajë. Në pranga është vënë shtetasi Elton Tafa.

Ditën e djeshme ai ka vjedhur një automjet tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.

Njoftimi:

Kavajë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “FOUR ”

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i dyshuar si autor i katër vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “FOUR”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i katër vjedhjeve, konkretisht shtetasi:

E. T., 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ky shtetas është autor i katër vjedhjeve , konkretisht:

Ditën e djeshme ka vjedhur automjetin tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të automjeteve të ndodhura më parë, konkretisht;

Më datë 25.02.2024, ka vjedhur automjetin tip “Ford”, në Rrogozhinë.

Më datë 20.08.2024, ka vjedhur automjetin tip “Chevrolet Matiz”, në Luz të Madh, Rrogozhinë.

Më datë 18.10.2024, ka vjedhur një automjet tip “Renault Twingo, në lagjen nr. 2 Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat