''Hajde këtu, o lepur, spiun me ty po flas...'', ja si u përndoq gjyqtari i Kukësit - autori dënohet me 4 muaj burg

Shqipëria

''Hajde këtu, o lepur, spiun me ty po flas...'', ja si u përndoq gjyqtari i Kukësit - autori dënohet me 4 muaj burg

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 12:50
Aulon Pashaj

Përndjekja e një gjyqtari në Kukës, i ka kushtuar 4 muaj burgim një personi nga Erseka por banues në Tiranë, i cili në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur ka ofenduar, fyer dhe përndjekur një gjyqtar.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Aulon Pashaj, i cili për shkak të bezdisjes së herë pas hershme, në 24 tetor 2023 vendosi të kallëzojë në komisariatin Nr.1 në Tiranë, Ardit Bajramin nga Erseka por banues në Tiranë.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se për këtë rast përndjekje gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari, në 25 shtator 2024 ka vendosur fillimisht të deklarojë fajtor Ardit Bajramin, duke e dënuar me 8 muaj burgim.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur në masën 4 muaj burgim.

Më tej gjyqtarja Hasantari ka vendosur të pezullojë vuajtjen e dënimit me burg, duke ia konveruar në shërbim prove me kusht që për një periudhë kohe prej 8 muaj të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Sipas kallëzimit të gjyqtarit Pashaj, një person që ai nuk e njeh, e kërcënon, e shqetëson pa arsye, në mënyrë të përsëritur.

Kontakti i parë me këtë person ka qenë ne vitin 2020, në një nga ditët e para te muajit dhjetor ku gjyqtari, sapo kishte dale një mbrëmje nga banesa e tij dhe po ecte ne afërsi të Hotel "DEA" NË Tiranë.

Në fillim të rrugës pranë furrës se bukës i ka dalë përpara ky person duke kërcënuar me fjale të ndryshme, si:"...hajde këtu, lepur, spiun, me ty po flas...".

Gjyqtari deklaron se është habitur me këto fjalë të këtij personi pasi nuk e kishte parë asnjëherë.

Pas tre apo katër ditësh ky episode është ripërsëritur sërisht, ku i njëti person i ka ndalur në rrugë duke i thënë: ”...të kam parë në “Bajram Curri”, e ke qënë i veshur mirë...”.

Sërisht në një ditë tjetër Ardit Bajrami ka përndjekur me fjalë gjyqtarin, pas sipas këtij të fundit teksa po kalonte në rrugë, Bajrami i ka thënë: ”...ky është prokuror në “Bajram Curri...”.

Ndërsa episodi i fundit, ka qenë më 20 shtator 2023, rreth mbasdites gjyqtari ka qënë duke ecur në këmbë dhe Bajramaj i është drejtuar me fjalët: "...ruaju ...ruaju,... prokuror...".

Gjyqtari ka shpjeguar se kjo situatë është bërë shqetësuese për të dhe familjen e tij. Ai nuk ja di emrin këtij personi edhe se nuk ka pasur asnjëherë kontakte përsa i përket punës se tij si gjyqtar.

Ndërkohë pas marjes së kallëzimit nga policia është identifikuar dhe pyetur Ardit Bajrami, i cili ka shpjeguar se: "...jam banues në rrugën "Fuat Toptani", Tiranë dhe se nuk ka asnjë problem me Aulon Pashaj. Ai mund ti ketë hedhur ndonjë fjalë ngacmuese si çuna lagje.

Në lidhje me datën 20 shtator 2023 ai ka pasur një rast ditëlindje edhe ka qenë në gjendje të dehur, nuk mban mend se çfarë mund ti ketë thënë dhe i vjen shume keq për keqkuptimin, ai i kërkon falje gjyqtarit Aulon Pashaj...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat