“Qëllimi i Melonit nuk është miqësor”, avokati: Raportet me Italinë mund të prishen

Shqipëria

“Qëllimi i Melonit nuk është miqësor”, avokati: Raportet me Italinë mund të prishen

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 13:17
Kujtim Cakrani

Avokati Kujtim Cakrani tha në një intervistë për Euronews Albania se me marrëveshjen për emigrantët kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë korrupsion politik.

Sipas tij, dështimi i kësaj marrëveshjeje do të ndikojë në prishjen e raporteve mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Kanë bërë një korrupsion politik për të cilën mund të dënohen nga gjykata. Meloni nuk ka zgjidhje tjetër; o do kundërshtojë deri në fund vendimet e gjykatës gjë që nuk mund të bëhet në Itali ose do pranojë që ka dështuar, ajo dështimin nuk e pranon ndaj unë besoj, duke e njohur edhe prokurorinë italiane se do e marrë nën hetim siç mori 2 vite më parë Salvinin.

Sot një ministër i saj, që është ministri i Drejtësisë ka thënë që ne rrezikojmë edhe marrëdhëniet me Shqipërinë. Javën tjetër do shohim se do ketë tjetër dinamikë si marrëdhëniet me Shqipërinë dhe marrëdhëniet e Melonit me gjykatat”, tha Cakrani.

Cakrani u shpreh se qëllimi i Melonit ndaj Shqipërisë nuk është aspak miqësor, por përkundrazi tregon ideologjinë e saj fashiste.

“Qëllimi i Melonit nuk është miqësore ndaj Shqipërisë sepse nëse ti e konsideron Shqipërinë një vend ku ti do të sjellësh shkarkesat e emigrantëve, në një kohë që e konsideron vend mik atëherë unë e shoh si veprim fashist”, tha avokati duke iu referuar Melonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat