Mbi 10 mijë raste në javë nga gripi sezonal në Shqipëri

Shqipëria

Mbi 10 mijë raste në javë nga gripi sezonal në Shqipëri

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 14:12
Ilustrim

Virozat e shumta që qarkullojnë kanë rënduar situatën epidemiologjike në vend.

Pothuajse në çdo familje ka një të prekur prej tyre. Edhe në Institutin e Shëndetit Publik raportohen afro 10 mijë raste në javë me infeksione respiratore.

Drejtoresha e ISHP thotë se nuk është izoluar ende asnjë rast me virusin e gripit ndonëse situata po mbahet nën monitorim.

“Ka një predominancë të virozave tek moshat 5 vjeç e lart”, tha Eugena Tomini-Dr. ISHP.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit publik u bën thirrje grupeve më në risk, siç janë të sëmurët kronikë apo të moshuarit të bëjnë vaksinën e gripit sa ende nuk është vërtetuar se ka hyrë në vendin tonë.

“E mira është të bëhet tani sa nuk jemi prekur në mënyrë që të krijojmë mbrojtje”, u shpreh Tomini.

Nëpër qendra shëndetësore janë shpërndarë tashmë 280 mijë doza të vaksinës anti-grip.

Ndërkohë që në vend qarkullon edhe virusi i Covid-19 për të cilin pritet të mbërrijë një sasi vaksinash, pasi sasia që është gjendje ka skaduar, pasi qytetarët kanë shumë pak ose aspak interes për ta aplikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat