Gazetari për vendimin e gjykatës italiane: Cenohet besueshmëria e qeverisë Meloni

Shqipëria

Gazetari për vendimin e gjykatës italiane: Cenohet besueshmëria e qeverisë Meloni

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 15:05
Gazetari Arbër Agalliu

Gazetari Arbër Agalliu në një bisedë në News24 foli për kthimin e emigrantëve në Itali dhe vendimin e gjykatës italiane

Ai tha se emigrantët e kthyer kanë mbërritur dje në Portin e Barit kanë 14 ditë në dispozicion për të apeluar për refuzimin e kërkesës së tyre si azilkërkues dhe mendohet se së shpejti qeveria italiane do të nisë një tjetër kontingjent drejt Shqipërisë.

“Është më se normale që në bazë të situatës shëndetësore për dy të sëmurët dhe ndërkohë situata ndryshon për sa i përket të miturve që janë pritur në qendra të posaçme. Janë individë të cilëve iu cenohet liria. Nuk ka qenë i mundur rikthimi në vendet përkatëse Egjipt dhe Bangladesh dhe pse Italia këto dy vende i ka renditur në listën e vendeve të sigurt nga Evropa ka qenë i kundër gjykimi.

Gjykata Europiane e Drejtësisë në 4 tetor ka reduktuar listën e vendeve që qeveria italiane i ka renditur si të sigurta, nga 22 në 7. Për vendet e tjera që nuk janë të sigurta është i pamundur riatdhesimi”, tha Agalliu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat