I shpallur në kërkim pasi theu masën e arrestit në shtëpi, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier

Shqipëria

I shpallur në kërkim pasi theu masën e arrestit në shtëpi, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Është vënë në pranga një 42-vjeçar në Fier, pasi kishte thyer masën “Arrest në shtëpi”.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, është kapur dhe ndaluar shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale  “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan 42-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat