Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja e motomjetit

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja e motomjetit

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Sovjan.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas policisë në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pasagjerja e motorit.

Aktualisht po bëhen të gjitha verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ndërsa pasagjerja ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat