A do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme? Bamir Topi: S’do e mendoja dy herë nëse…

Shqipëria

A do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme? Bamir Topi: S’do e mendoja dy herë nëse…

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 18:01
Bamir Topi

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Bamir Topi foli dhe rreth mundësisë për t’u rikthyer në jetën aktive politike dhe pjesëmarrjes së mundshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Shqipërisë.

Ish-kreu i shtetit ushpreh se ndonëse e ka pasion politikën, nuk mund të futet në atë që ai e cilësoi si një “ndeshje të trukuar” dhe të paracaktuar.

“Fakti që jam këtu tregon që e kam pasion politikën, por kam edhe një parim që nuk futem në një fushë me ndjeshje të trukuar. Sepse ka një arbitër që e jep ndeshjen në drejtim të caktuar. Nuk do e mendoja dy herë po të kishte kushte.

Sepse politika është arti që të jep shansin për të ndryshuar gjërat. Por në këto kushte do të ishte një ofezë për veten time. Nga eksperienca ime në politikë është se duhet të jesh me 4 sy. Rreziku nuk vjen nga ata që ke përballë, por nga atë që vijnë pas shpine”, tha Topi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat