I akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, arrestohet ish-deputeti i PS

Shqipëria

I akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, arrestohet ish-deputeti i PS

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 19:10
I akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, arrestohet ish-deputeti i PS

Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas burimeve jo zyrtare të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Çyrbja është i pandehur për shpërdorim detyre pas kallëzimit të deputetit demokrat  Edi Paloka për abuzime me detyren kur ishte drejtor i Kadastres së Durrësit.

Gjithashtu Çyrbja dyshohet se gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 ka ndërhyrë që të jepeshin legalizime për çështje votash.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat