“Ka shitur sekretet shtetërore”- SPAK zbulon zyrtarisht tre akuzat ndaj socialistit Jurgis Çyrbja

Shqipëria

“Ka shitur sekretet shtetërore”- SPAK zbulon zyrtarisht tre akuzat ndaj socialistit Jurgis Çyrbja

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 19:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një njoftim zyrtar për mediat ka zbardhur akuzat ndaj ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Reagimi i SPAK

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat