“Beteja e 2025-ës do të jetë një betejë për jetë a vdekje”, Kuçana: Çyrbja, një numër që i shtohet listës së deputetëve të inkriminuar të Ramës

Shqipëria

“Beteja e 2025-ës do të jetë një betejë për jetë a vdekje”, Kuçana: Çyrbja, një numër që i shtohet listës së deputetëve të inkriminuar të Ramës

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 22:11
Ilirjana Kuçana

E deleguara e Partisë Demokratike në Durrës, Ilirjana Kuçana në një intervistë për Ora News” foli mbi aksionin politik të opozitës.

Kuçana theksoi se mosbindja civile dhe aksioni i opozitës do të vijojë deri sa shqiptarët të votojnë të lirë.

Kuçana theksoi se protesta e radhës e demokratëve do të jetë në dyert e Strasburgut, ku Parlamenti Evropian do të njihet me situatën reale në vend, do të jetë një protestë për deputetët e përjashtuar dhe për qytetarët shqiptarë.

“Beteja e 2025-ës do të jetë një betejë për jetë a vdekje, për vetë Shqipërinë, jo vetëm për opozitën.

E drejta e votës nuk mund të blihet, nuk mund të shitet”, theksoi ndër të tjera, Kuçana.

E pyetur lidhur me arrestimin e sotëm të ish-deputetit socialist në Durrës, Jurgis Çyrbja, ajo tha se ky është vijim i listës së njerëzve të inkriminuar të përfshirë në politikë nga kryetari i tyre Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat