Nesër afati i fundit i Komisionit Hetimor të PPP-ve në Shëndetësi, Albana Vokshi: E keni bërë han me dy porta!

Shqipëria

Nesër afati i fundit i Komisionit Hetimor të PPP-ve në Shëndetësi, Albana Vokshi: E keni bërë han me dy porta!

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 09:48
Albana Voksh

Ditën e nesërme është afati i fundit i mbledhjes së Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Por kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka kërkuar që të shtyhet me 2-3 javë dhe më pas të vijohet normalisht me pyetjen e dëshmitarëve.

Vokshi kërkoi nga deputetët e mazhorancës që të respektojnë kushtetutën, ndërsa i akuzoi ata se kanë uzurpuar komisionin hetimor. “E keni bërë komisionin han me dy porta”, iu drejtua Vokshi kolegeve te PS.

“Të shtyhet me 2-3 javë afati për Komisionin. Të bëjmë transparencë për koncesionet kriminale, abuzive, hajdutët e parave, vjedhësit”, tha Albana Vokshi, e cila tha se “nuk mbyllet ky komision pa ardhur Edi Rama”.

Albana Vokshi: Sot jemi në një tjetër mbledhje të komisionit hetimor. Sic ka ndodhur në mbledhjet e fundit, kjo është një kërkesë e ardhur nga deputetët e mazhorancës. Ditën e premte, pas një mbledhje që u mbajt në shkelje të rregullores, e kanë zhbërë edhe kryesinë e komisionit. Pra dua të informoj se kryesia e komisionit nuk mblidhet më, nuk kryen funksionet që duhet të kryejë. Mazhoranca jo vetëm që nuk njeh autoritetin e kryetarit, por ka rrëmbyer edhe komisionin, edhe drejtimin, edhe menaxhimin edhe dëgjesat. Nëse mendoni se do ja mbushni mendjen njerëzve se ju keni dëshirë të hetoni e keni gabim, sepse pavarësisht se keni uzurpuar cdo gjë të këtij komisioni, cdo qytetar e ka të qartë sesa korruptive janë këto koncesione.

Të premten ka ardhur një shkresë më firmat e deputetëve të PS ku kërkohet të dëshmojnë para komisionit shumë dëshmitarë. Nesër është dita e fundit, afati i fundit i komisionit. Ndërkohë në listën e dakordësuar janë edhe shumë dëshmitare të tjerë. Unë nuk e kuptoj çfarë doni të bëni?! Kush është qëllimi i dëshmive të sotme?!

Nuk ka ndodhur kurrë në 33 vite kjo që po ndodh. E di që halli juaj është i madh, por nuk e zgjidh dot ky komision hallin tuaj. Nuk do i mbuloni dot këto afera kriminale. Si do e mbyllni këtë komision? Në këtë komision duhet të vijë Edi Rama. Nuk mund të mbyllet ky komision pa ardhur Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat