Nga dhuna ndaj familjarëve tek shpërdorimi i detyrës, 4 të arrestuar në Tiranë në orët e fundit

Shqipëria

Nga dhuna ndaj familjarëve tek shpërdorimi i detyrës, 4 të arrestuar në Tiranë në orët e fundit

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Policia në Tiranë njofton se ka arrestuar 4 persona në orët e fundit. Efektivët kanë ndaluar një shtetas, pasi gjykata kishte vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg” për “shpërdorim detyre”.

Në pranga kanë rënë edhe dy burra, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. U arrestua gjithashtu edhe një 38-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait.

“Tiranë/Arrestohen 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit A. Q., 40 vjeç, dhe I. C., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtuar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin K. O., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat