Zjarr në shtëpi, vdes 41-vjeçarja në Burrel

Shqipëria

Zjarr në shtëpi, vdes 41-vjeçarja në Burrel

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Një 41-vjeçare ka humbur jetën në Burrel pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00, të ditës së sotme. Policia njofton se 41-vjeçarja humbi jetën si pasojë e tymit dhe asfiksisë.

“Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41  vjeçe (vajza e shtetases Sh.C).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia, shkruan A2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat